Von der Leyen: BE 50 milionë euro për ndihmë për banorët e Gazës

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian do të ndajë 50 milionë euro të tjera për ndihmë humanitare për banorët e Rripit të Gazës, që vuajnë nga konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit radikal palestinez HAMAS, shkruan TASS.

Ajo u tha gazetarëve pas ditës së parë të samitit të BE-së në Bruksel se do të nënshkruhet një kontratë në vlerë prej 40 milionë eurosh me agjencitë e Kombeve të Bashkuara. Dhjetë milionë euro do të ndahen për të financuar shpërndarjen e ndihmës nëpërmjet Egjiptit. Von der Leyen përsëriti se Bashkimi Evropian ka ndarë tashmë 75 milionë euro për këtë qëllim që nga fillimi i konfliktit.

Sipas burimeve të shumta diplomatike, një numër shtetesh të BE-së këmbëngulën në një thirrje të drejtpërdrejtë për një armëpushim, por samiti nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top