VOA: SPAK detajon akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri sot të ditur se ish kryeministri Sali Berisha ka kryer korrupsion pasiv me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka kryer veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktet nënligjore për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare, ku përfitues ishte drejtpërdrejt edhe dhëndri i tij.

SPAK theksoi në njoftimin publik se si kryeministër Sali Berisha kreu veprime aktive në kontrolle administrative për të ushtruar presion dhe dha urdhëra konkretë për përfundimin procedurave të privatizimit në favor mes të tjerëve edhe të Malltezit, bashkëshorti i vajzës së tij.

Po ashtu SPAK deklaroi se ish kryeministri Berisha kreu veprime aktive për të vendosur në dispozicion të Malltezit struktura të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Hetimet e nisura në vitin 2020 përfshijnë veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani, ku ishin klubi i futbollit dhe dhe klubi shumësportësh.

Hetuesit dyshojnë për veprat penale të “korrupsionit pasiv e aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim, si dhe pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale në bashkëpunim.

Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, si dhe shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.

Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milinë euro.

Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitime të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Malltezi u arrestua mbrëmë në aeroportin e Rinasit, ndërsa Berisha dhe Bektashi janë ndaluar të udhëtojnë jashtë shtetit dhe detyrohen të paraqiten në policinë gjyqësore.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë vendosi nën sekuestro preventive 16 pasuri të paluajtshme ë Jamarbër Malltezit, 6 llogari të tij bankare si dhe kuotat e kapitalit themeltar të tij në tre shoqëritë “Homeplan”, “Magnet IMO” dhe “Magnet Gym&Fit”.

Në një konferencë për shtyp, ish-kyeministri Berisha i quajti akuzat ndaj tij si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

“Do të qëndroj me të gjithë forcën time. Nuk i druhem arrestimit dhe asgjëje, sepse akuzat janë ngritur pa asnjë bazë dhe janë sulme të mirëfillta politike të Edi Ramës. Ato vijnë pikërisht në çastin që opozita ka nisur lëvizjen pa kthim kundër diktaturës, që po ngre Edi Rama me vjedhjen e votave dhe të pasurive publike”, tha zoti Berisha.

Ai tha se lëvizja e deputetit brenda apo jashtë vendit nuk mund të cënohet pa miratimin e Kuvendit, megjithatë e pranonte sfidën, e cila e motivon edhe më shumë atë dhe ndjekësit e tij, që kanë nisur një lëvizje të re politike.

Zoti Berisha solli një seri detajesh mbi çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, me të cilin sipas tij janë marrë qeveri dhe zyrtarë të lartë më herët.
Kompleksi sportiv me 26 mijë metër katrorë, që deri në atë kohë kishte qenë pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh. /voa

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top