VOA: Peticion në Beograd kundër projektit ndërtimor të dhëndrit të Trump

Një grup opozitar në Serbi ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion kundër një projekti ndërtimesh që do të financohej nga kompania e dhëndrit të ish presidentit amerikan Donald Trump, në ish selinë e shtabit të ushtrisë serbe, që u shkatërrua në fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Më herët gjatë këtij muaji, Jared Kushner konfirmoi raportet se kompania e tij planifikon të financojë një projekt në qendër të Beogradit, që përfshinë një hotel, një kompleks apartamentesh luksoze si dhe hapësira për zyra dhe dyqane.

Në peticionin e nisur të hënën, i kërkohet qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund t’i kthehet vetëm funksionit të saj fillestar. Organizatorët thanë se aty duhet të ngrihet Muzeu i Historisë Serbe.

Grupi opozitar “Lëviz dhe Ndrysho”, tha se 10,000 veta nënshkruan peticionin në më pak se 24 orë.

“Kjo është çështje e krenarisë së shtetit dhe qytetarëve, dhe ne kemi shembull të mirë kur terroristët rrëzuan Kullat Binjake në Nju Jork, amerikanët nuk ua dhanë atë vend disa investitorëve arabë për të ndërtuar hotelet e tyre. Ata ngritën monument për viktimat”, tha Savo Manojloviç, udhëheqës i grupit.

Zyrtarë pro Trump të qeverisë në Serbi e kanë mirëpritur projektin, por opozita është shprehur kundër tij.

Për shumëkënd, ndërtesa e bombarduar e komandës së ushtrisë serbe është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër atij që ata e quajnë, agresion të NATO-s, 25 vjet më parë.

Një grup protestuesish me flamuj serbë dhe rusë u mblodh të dielën para kësaj ndërtese në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, që i dhanë fund shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.

Rreth 13,000 veta, kryesisht shqiptarë, u vranë gjatë luftës në Kosovë, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi i mbështetur nga Rusia, vazhdon ta kundërshtojë shtetësinë e saj.

Më herët gjatë këtij muaji, Shqipëria tha se ka marrë një projekt investimi nga kompania e zotit Kushner, Affinity Partners, për ta shndërruar një ish bazë ushtarake në ishullin e Sazanit në detin Adriatik, në një qendër pushimesh.

Kryeministri shqiptar Edi Rama mirëpriti planin, duke e cilësuar atë një ofertë fantastike./VOA

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top