VOA: Kaos dhe tymuese në sallën e parlamentit, Basha me të vetët mungojnë

Në Shqipëri, seanca e sotme e Kuvendit u mbizotërua nga kaosi dhe përplasjet mes opozitarëve dhe shumicës socialiste.

Deputetët opozitarë, mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, mblodhën karriget e deputetëve rreth foltores, dhe prej aty, një prej tyre ndizte tymuese, duke përsëritur se shumica po u shkelte të drejtat kushtetuese.

Nga ana tjetër, socialistët, duke qëndruar në këmbë, miratuan dhjetë ligje, shtatë vendime dhe një akt normativ.

Në Shqipëri, seanca e sotme e Kuvendit u mbizotërua nga kaosi dhe përplasjet mes opozitarëve dhe shumicës socialiste.

Deputetët opozitarë, mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, mblodhën karriget e deputetëve rreth foltores, dhe prej aty, një prej tyre ndizte tymuese, duke përsëritur se shumica po u shkelte të drejtat kushtetuese.

Nga ana tjetër, socialistët, duke qëndruar në këmbë, miratuan dhjetë ligje, shtatë vendime dhe një akt normativ.

Ish kryeministri Berisha është person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme SPAK mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, ndërsa Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndalojë udhëtimet e tij jashtë vendit dhe të paraqitet dy herë në muaj pranë institucioneve të drejtësisë.

Ndërsa deputeti Ervin Salianji ndizte sot në foltoren e Kuvendit disa tymuese, punonjësit e Gardës, u përpoqën disa herë për t’ia marrë ato nga dora duke i nxjerrë jashtë sallës.

Përballë tij, në krahun e majtë, socialistët ngrinin kartonat jeshilë për miratimin e akteve dhe ligjeve të ndryshme, pa debate apo diskutime.

Garda e Republikës hodhi poshtë kategorikisht dhe përgënjeshtroi si të pavërteta deklaratat e disa deputetëve opozitarë për mbajtjen e armëve të zjarrit nga punonjësit e saj gjatë seancës së sotme.

“Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç e parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet”, thuhet në reagimin e shkurtër të këtij institucioni.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputetët përkrah tij nuk morën pjesë në këtë seancë.

Ndarjet në radhët e opozitarëve kanë nisur dy vjet më pare e po thellohen, kur ish kryeministri Berisha u shpall non grata nga SHBA-të për korrupsion dhe cënim të demokracisë.

Veprimet e sotme të opozitarëve ishin paralajmëruar prej tyre, ndërsa ish kryeministri Berisha dhe pasues të tij janë shprehur se nuk do të ketë zhvillim normal të punimeve të Kuvendit, përsa kohë nuk do të respektohen të drejtat e opozitës.

Deputetët opozitarë u përpoqën dje të bllokonin Konferencën e Kryetarëve, në të cilën ministri Financave do të paraqiste projektbuxhetin për vitin 2024. E pamundur u bë më vonë dhe mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, e cila u zhvillua online./VOA

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top