Vlorë/ 75-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i spitalit, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në spitalin e Vlorës, ku një grua e moshuar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i godinës.

Bëhet fjalë për një rreth 75-vjeçare, me origjinë nga Borshi, e cila ishte e shtruar në repartin e kirurgjisë. Pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ngjarjes gruaja dyshohet se ka pasur edhe familjarë që e shoqëronin në spital. Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top