Sot është disa e pestë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.
Ditën e djeshme revolta e banorëve kulmoi me protestën e organizuar në teatrin e qytetit, “Petro Mrko”.
Kjo ndërpreje ka ardhur si pasojë e një defekti, i cili është shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit. Kjo ka bërë që prej ditësh furnizimi me ujë i qytetarëve, familjeve dhe bizneseve të ndërpritet.
Si pasojë e kësaj situate qytetarët po blejnë ujë të ambalazhuar për konsum vetiak. Ndërsa i janë drejtuar burimeve natyrore kryesisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”, për tu furnizuar me ujë