Vlora pa ujë/ Qytetarët përplasen me policinë para bashkisë

Qytetarët e Vlorës janë dyndur sot në dyert e Bashkisë së Vlorës duke protestuar pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë.

Ata kanë goditur me bidona derën kryesore dhe kërkojnë takim me kryetaren e Bashkisë, ndërsa forcat e rendit po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll dhe të garantojnë sigurinë publike.

Prej më shumë se 4 ditësh, si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me ujë të gjithë qytetin. Ndonëse po punohet prej orësh për riparimin e tij, si pasojë e defektit serioz dhe mungesës së një pajisjeje të posaçme që shërben për bashkimin e dy tubacioneve, ndërhyrja ka qenë e vështirë. Qytetarët e Vlorës janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm, duke u drejtuar te burimi në zonën e Ujit të Ftohtë, nga i cili janë furnizuar me ujë të pijshëm

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top