Vllaznia mund Bylisin në Kupë, tjetër fitore me rezultat të ngushtë dhe pa pësuar gol

Vllaznia ka fituar ndaj Bylisit në Ballsh, duke shënuar fitore 0-1 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Fitoren e vendosi Kastrati, nga penalltia në pjesën e parë, ndërsa Bismark ishte lojtari vendimtar për mbajtjen e rezultatit.

Trajneri Edi Martini zgjodhi të mos aktivizonte Malën, Krymin dhe Balajn, duke i kursyer për përballjen e kampionatit me Elbasanin. Edhe Mirel Josa bëri disa ndryshime në formacion, por skuadra e tij nuk arriti të marrë rezultat pozitiv.

Takimi u zhvillua me ritëm të ulët, por kuqeblutë treguan disiplinë dhe kujdes në mbrojtje. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për Vllazninë, duke përfshirë edhe sfidat e kampionatit dhe Kupës. Shtatë prej tyre kanë ardhur në vitin 2026.

Portieri Pohls dhe mbrojtësi Jukaj kontribuan në mbajtjen e portës së paprekur, duke ndihmuar ekipin të ruajë avantazhin minimal. Në shumicën e fitoreve ka qenë vetëm 1-0, përveç një takimi të vetëm të fituar me rezultat 2-0.

Edi Martini: Vllaznia në garë për të dy trofetë.
Për gazetarët, trajneri Edi Martini tha se Vllaznia është në garë për të dy trofetë. “Rrezikova duke lënë disa lojtarë jashtë, por kisha besim te pjesa tjetër e skuadrës. Lojtarët që nuk kanë minuta përfituan dhe dhanë shenja të mira, sidomos Dros, Kouro, Doda dhe Bismark. Nuk humbëm shumë energji dhe tani mund të fokusohemi te kampionati. Të mësojmër nga gabimet e fazës së parë dhe duke ruajtur disiplinën në mbrojtje,” tha Martini.

Mirel Josa: Fokusi kryesor është kampionati
Pas ndeshjes, trajneri i Bylis, Mirel Josa komentoi për situatën e ekipit dhe performancën e lojtarëve. Ai theksoi se ndeshja nuk ishte vetëm një test. Kjo tha Josa ishte një mundësi për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe aftësinë e tyre në pozicione të ndryshme. Trajneri shprehu kënaqësinë për disa paraqitje individuale. Ai nënvizoi rëndësinë e lojtarëve që japin më shumë në pozicionet e tyre natyrale. Gjithashtu Josa shtoi se fokusi kryesor është ndeshjea e kampionatit të së shtunës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top