Vlahovic në errësirë të plotë: dy muaj pa shënuar e i dëmtuar, serbi mbyll edhe Instagram

Është një moment vërtet i ndërlikuar ai që po kalon Dusan Vlahovic. Sulmuesi i Juventus nuk ka shënuar në kampionat për më shumë se dy muaj (dygolësh kundër Salernitana më 7 shkurt). Serbi ka shënuar vetëm një gol në njëmbëdhjetë ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat. Edhe atë me penallti, ndaj Freiburg, në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Europa League. Ndaj Lazio Vlahovic ishte protagonist i një tjetër prove opake, i kushtëzuar nga një dëmtim në kavilje, që tani po shqetëson bardhezinjtë.

Serbi u lëndua gjatë një përplasje me Cataldin në pjesën e parë të ndeshjes në Olimpico. Vlahovic u përpoq të shtrëngonte dhëmbët, por më pas u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 63′. Testet, të cilave do t’i nënshtrohet në ditët në vijim, do të shërbejnë për të vlerësuar shkallën e problemit. Rreziku është që Max Allegri të mbetet pa sulmuesin e tij për ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League kundër Sporting, të planifikuar për të enjten në mbrëmje në Stadium.

Përtej humbjes, performanca e Dusan vazhdon të ngjallë hutim dhe shqetësim. Në kampionat serbi ende nuk është në dopioshifra, ndërsa në total janë vetëm 11 gola të shënuar në sezon. Përfundimisht shumë pak për një sulmues që përfundoi me 29 vitin e kaluar dhe me 21 atë para atij.

 

NUK ËSHTË VETËM PROBLEM GOLI
Nuk është vetëm një problem goli. Të shumta janë edhe ndeshjet me notën 5, veçanërisht javët e fundit. Edhe pse skuadra nuk e ka mbështetur gjithmonë në mënyrë adekuate dhe Allegri dhe Landucci janë përpjekur gjithmonë ta mbrojnë, është e qartë se të gjithë presin më shumë. Juventusi ka nevojë për të në finalen e këtij sezoni, i cili premton të jetë shumë intensiv. Është një vend në Europë për tu ndjekur, një finale të Kupës së Italisë për tu fituar dhe një Europa League që i duhet shkuar deri në fund. Ndoshta edhe për këtë arsye Vlahovic ka vendosur të bëjë një pushim nga rrjetet sociale. Serbi ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram, menjëherë pas disfatës ndaj bardhekaltërve. Nga njëra anë shumë kritika, nga ana tjetër dëshira për t’u përqendruar ekskluzivisht në fushë. Vlahovic duhet të rigjejë veten 100%, për të ndihmuar ekipin në sprintin e fundit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top