Vlahovic-Milan: Furlani i jep dritën jeshile Tares, por duhet zbritje e madhe çmimi

Për të preferuarin e teknikut Max Allegri duhet një gjysmë mrekullie, një ulje e rëndësishme që nuk do të jetë e lehtë të arrihet, por ndërkohë, paksa në mënyrë të papritur pas javësh mohimesh mbi këtë çështje, Dusan Vlahovic ka hyrë zyrtarisht në listën e Milanit për sulmin. Duhet një gjysmë mrekullie, siç u tha, sepse nëse është e vërtetë që Giorgio Furlani i ka dhënë mandat Igli Tares të negociojë për sulmuesin serb, është po aq e pamohueshme që kufizimet e vendosura për punën e drejtorit sportiv nuk do të jenë të lehta për t’u kapërcyer.

Thelbi i diskutimit, shkruan Corriere della Sera, është ky: 10 milionë maksimumi për kartonin (Juve do të donte rreth dyfishin, red) dhe, mbi të gjitha, një prerje e mirë e pagës prej 12 milionësh që Dusan ka aktualisht me bardhezinjtë. Le të themi përgjysmë, për një sakrificë që do të ishte e konsiderueshme dhe që do të tregonte dëshirën e tij për t’u rilançuar me teknikun Max Allegri.

Mundësitë për realizimin e marrëveshjes? Sot për sot të pakta, në mos fare, por me kalimin e ditëve dhe me rrezikun, për Juven, që të mbajë në shtëpi një lojtar shumë të kushtueshëm, nuk është e vështirë të imagjinohet që kushte të caktuara të ndryshojnë dhe që, rrjedhimisht, të rriten mundësitë për të parë Vlahovic me fanellën kuqezi në sezonin që vjen.

Ndërkohë, ndërsa është gati të përmbyllet marrëveshja me Brighton për Estupinan (15 milionë plus bonuse për një shumë totale pak më të ulët se 20 milionë), Milan shpreson që kjo të jetë java e dritës jeshile për Ardon Jasharin. Oferta kuqezi, 38 milionë mes pjesës fikse dhe bonuseve, nuk ka ndryshuar, ashtu siç për momentin nuk ka ndryshuar as kërkesa prej 40 milionësh e Bruges, por lojtari praktikisht është vendosur në margjinat e skuadrës, stërvitet veçmas dhe po ushtron presion mbi klubin e tij që, ndërkohë, ka mbyllur marrëveshjen për Stankovic, lojtar i gatshëm të zërë pikërisht vendin e Jasharit në skemën e Hayen.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top