Vlahovic i thotë jo Serbisë për Juventus: objektivi, të jetë gati ndaj Milan

Te Juventus janë marrë vendime të ndryshme, në funksion të angazhimeve të kombëtareve, nga dy të munguarit e mëdhenj në derbi, Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa. Numri 9 i Juventus nuk do t’i bashkohet grumbullimit të Serbisë, për t’u rikuperuar nga dëmtimi në shpinë. Sulmuesi do të qëndrojë në Continassa për të punuar me stafin mjekësor dhe preparatorët. Anësori ofensiv do t’i bashkohet grupit të kombëtares italiane në Coverciano dhe më pas do të vlerësohet drejtpërdrejt nga trajneri Luciano Spalletti. Pas monitorimit të kujdesshëm dhe të vazhdueshëm të gjendjes së tij fizike, tekniku nuk dëshiron ta humbasë për kualifikueset e Euro 2024 kundër Maltës dhe Anglisë.

Juventus i ka dërguar stafit mjekësor serb një raport për gjendjen aktuale fizike të Vlahovic. Bardhezinjtë janë në pritje që lojtari të “lirohet” nga kombëtarja e tij për të vazhduar punën e rikuperimit në Continassa. Sipas planeve të dakordësuara edhe me lojtarin, sulmuesi do të qëndrojë në Torino për të vazhduar trajtimin e dhimbjes së mesit. Objektivi është ai për zgjidhur situatën dhe eliminuar në kohë dhimbjen e shpinës, për të qenë sërish në dispozicion pas pushimit, për ndeshjen e madhe më 22 tetor kundër Milan.

 

VENDOS SPALLETTI PËR CHIESA
Një histori e ndryshme për Federico Chiesa, që po merret me një problem në kofshë, që e ka mbajtur larg fushës. Ashtu siç e parapriu Allegri në konferencën për shtyp para derbit, anësori ishte përmirësuar dukshëm ditët e fundit. Ndaj Torinos ai u mbajt pushim vetëm si masë paraprake. Në ekipin kombëtar, anësori i Juventus do të monitorohet nga i gjithë stafi mjekësor në kontakt të vazhdueshëm me atë të Juventus. Pastaj Luciano Spalletti do të vendosë nëse do ta përdorë atë, do ta mbajë në pankinë për të shmangur rreziqet, apo do ta rikthejë në Torino.

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top