Vjosa Osmani përcjell Edi Ramën me një mesazh formal bashkëpunimi

Derën e zyrës së Albin Kurtit në godinën e kryeministrisë në Prishtinë, Rama e gjeti mbyllur, ndaj i është dashur të mjaftohet me një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit pati zemërgjerësinë të mos i përgjigjet Ramës me të njëjtën arrogancë që ai shfaqi në Tiranë dhe pas takimit e ka përcjellë me një mesazh të thatë.

“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike” shkruan Osmani në rrjetet sociale pas takimit me Ramën.

Kjo vizitë e Ramës në Kosovë është e paprecedent, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që mes dy kryeministrave të Kosovës dhe të Shqipërisë të mos ketë takim megjithëse ka një vizitë në vendin tjetër. Një ditë më parë, Albin Kurti e kushtëzoi takimin me Ramën në formatin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku edhe do të firmoseshin 13 marrëveshje. Më herët, Rama kishte anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që ishte planifikuar të zhvillohej në Gjakovë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top