Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot do të mbajë fjalim në Parlamentin Evropian.
Mediat e Kosovës shkruajnë se ky do të jetë fjalimi i dytë i një lideri nga Kosova që i drejtohet këtij institucioni, pasi ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte mbajtur fjalim në PE në vitin 1998 kur kishte marrë çmimin “Saharov”.
Për këtë ka njoftuar edhe vetë Osmani, e cila ka thënë se sot, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, do t’i adresohet Parlamentit Evropian.
“Në vitin 1998, presidenti Rugova, si fitues i çmimit ‘Sakharov’, iu adresua po këtij institucioni, për të kërkuar mbështetjen e popujve evropianë për lirinë e Kosovës. 25 vjet pas, para po të njëjtit institucion, do ta përçoj mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë tonë, si dhe për rrugëtimin tonë evropian”, shkroi Osmani.