Vjosa Osmani: Kuvendi dhe qeveria duhet të formohen sa më shpejt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar urgjente konstituimin e Kuvendit të Kosovës si dhe formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ajo kërkoi që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën për konstituimin e legjislativit.

Osmani tha se çdo ditë e humbur në mosformim të institucioneve të reja është në dëm të popullit dhe perspektivës euro-atlantike, derisa u shpreh më e rezervuar të komentojë aspektet kushtetuese të zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

“Kuvendi të konstituohet urgjentisht, e qeveria po ashtu të formohet urgjentisht. Çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj dhe për perspektivën tonë euroatlantike.

Shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më parë që të jetë e mundur… S’po dua të jap interpretime kushtetuese në këtë situatë”, tha ajo, pas homazheve që bëri bashkë me Kryeministrin në detyrë, Kurti, te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Kosova s’ka themeluar institucionet e reja edhe pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Deputetët të martën kanë zgjedhur kryetarin e Kuvendit si dhe katër nënkryetarë, mirëpo tashmë bllokada është zhvendosur te zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top