Vjosa Osmani: Duhet të ketë veprime konkrete për anëtarësimin në BE të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani mbërriti në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, është shprehur se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ende nuk është shqyrtuar.

“Më me rëndësi se sa bisedimet me Serbinë janë ato ndërmjet Kosovës dhe BE, siç e dini Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE para 2 viteve. Për fat të keq ende nuk është shqyrtuar për shkak të disa komplikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare. Ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura që i jepen shteteve aspiruese për anëtarësim të ketë veprime konkrete. Sa i përket dialogu Kosovë-Serbi duhet të flasim pikë së pari për heqjen e masave nga Bashkimi Europian sepse kjo dëmton vetë kredibilitetin e BE. ”, tha Osmani.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top