Vjosa në pikën kritike/ Rritet niveli i ujit në Urën e Mifolit

Ashtu siç u parashikua, prurjet në Vjosë nga reshjet intensive u shtuan duke përmbytur toka bujqësore.

Qindra hektarë tokë bujqësore në Çerven dhe Kashisht janë nën ujë teksa Vjosa arriti pikun këtë të enjte, në 7.1 metra mbi nivelin e detit. 30 efektivë të Forcave të Armatosura me pompa thithëse dhe varka u pozicionuan në afërsi të Çervenit për të ndërhyrë në rast përkeqësimi të situatës..

Kreu i emergjencave civile Haki Cako teksa monitoroi urën e Mifolit tha se janë evakuuar disa familje pranë shtratit të lumit. Ndërkohë vërshimi i ujit në kanalin kryesor kullues çau argjinaturën në Tale duke rrezikuar banorët e shtatë fshatrave.

Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë është dëmtuar dhe segmenti rrugor Rrëshen–Bukmirë në Bashkinë e Mirditës. Shembjet në disa pjesë të rrugës rrezikojnë bllokimin e qarkullimit për banorët e zonës. Ekipet e emergjencës po punojnë për të evituar izolimin e fshatrave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top