“Vjen jo se luan 10 ndeshje me Real”: Sylvinho zbulon kriterin pse lë jashtë Mehmetin

Tekniku i Kombëtares Sylvinho ka dalë përpara gazetarëve për të shpjeguar zgjedhjet e tij të fundit për kualifikueset e Botërorit 2026. Braziliani është shënjestruar edhe njëherë për lënien jashtë listës së Anis Mehmetit, Mujës apo Muçit, duke besuar në emra që nuk është se po lulëzojnë në skuadrat e tyre, përkundrazi. Por tekniku ka dribluar me aftësinë e dikurshme në fushë: “Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne, por prej 3 vitesh, kush është golashënuesi më i mirë i yni? Është zoti Bajrami me 7 gola, pra duhet të shënojmë dhe shoh listën e them 7 gola. Pastaj Asani 6, Manaj 4. Përtej kësaj, Bajrami më jep besim kur del në fushë. E vërtetë që nuk jam i kënaqur, as unë e as ai që nuk po luan, por unë duhet të arsyetoj rreth këtyre numrave”.

Andorra e komplikuar

Në Andorra duhet një fitore, do të ishte siguria e një vendi të dytë në grup, gjithnjë nëse Serbia nuk shkon të fitojë në Angli. Nuk do të jetë e lehtë, po as e pamundur, pavarësisht se Sylvinho e sheh të komplikuar: “Unë e respektoj shumë Andorrën, herën e fundit kanë barazuar në miqësore me Letoninë, kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjesë. Janë ekip që nuk dorëzohen. Nuk pësojnë 4-5-6 gola nga Anglia, unë e di dhe lojtarët e dinë që është një ndeshje e vështirë, luajnë me zemër e shpirt, mbrohen 90 minuta, bëjnë 100%. Nuk do të jetë e thjeshtë për të fituar”.

 

Nëse merret forma e lojtarëve potencialë, atëherë Berisha, Mehmeti, apo edhe Muja do të ishin pjesë, duke marrë vendin e lojtarëve që pothuaj nuk luajnë kurrë. Por Sylvinho ndjek një tjetër kriter: “Kriteri ynë ka qenë gjithmonë se vjen jo sepse luan 10 ndeshje me Realin, apo se nuk luan me ekip tjetër. Vjen sepse ne na intereson dhe përgjigjet. Dy muaj më parë Manaj ishte i kryqëzuar. Pas 97 ditësh, pas penalltisë së humbur me Serbinë në shtëpi, u quajt një lojtar që nuk vlente për kombëtaren, nuk bënte. Por Manaj duhet, u bë hero. Nuk ishte as i dobët dhe as hero, është një lojtar që po bën mirë dhe përfaqëson fanellën tonë, si shumë lojtarë të tjerë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top