Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë këtë javë Kinën.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve TASS, duke cituar një njoftim të Kremlinit.
Udhëheqësi rus pritet të vizitojë Pekinin dhe provincën verilindore të Harbinit më 16 dhe 17 maj.
Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga betimi për një mandat të ri si president.
Ai e vizitoi Kinën për herë të fundit në tetor 2023.