Vizita e Melonit/ Rama u kujton italianëve mafian, Camorran dhe Cosa Nostra

Kryeministri Rama e ka shfrytëzuar vizitën e homologes së tij italiane, Xhorxhia Meloni në Shëngjin për të kundërshtuar edhe një herë faktet që i vunë përballë gazetarët e emisionit Report, që nga korrupsioni tek lidhjet me krimin. I ndërgjegjshëm se mesazhi i tij do të dëgjohet në Itali, Rama e nisi konferencën me Melonin duke përmendur organizatat kriminale me famë botërore që e kanë origjinën në Itali si Camorra dhe Cosa nostra.

“Duke cituar kreun e SPAK nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizata mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thena për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan ën një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve e italianëve” tha Rama.

Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndodhen në Shëngjin ku po inspektojnë qendrën e pritjes së emigrantëve financuar me paratë e qeverisë italiane.

Meloni shoqërohet edhe nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top