Vizita e Bill Klinton në Tiranë, përplasje në Kuvend

Deputetja demokrate Jorida Tabaku nga Kuvendi ka komentuar sot ardhjen e ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili mbërrin sot në Shqipëri për herë të parë.

Tabaku është shprehur me kritika ndaj mazhorancës, ku tha se kjo e fundit po e trajton vizitën e tij si vizitë private, pasi ish-presidenti Clinton duhet të përshëndetej nga Kuvendi.

“Përshëndes dhe uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton. Do kish qenë e udhës të përshëndetej nga kuvendi E para, në emër të PD dua t’i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton në Tiranë. Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët ashtu siç ka thënë; Ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen. Do kish qenë normale që ky parlament t’i uronte mirëseardhjen por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private”, tha Tabaku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top