Vizita e Berishës në Shtetet e Bashkuara, kreu i PD-së zhvillon foltoren ne Teksas

Sali Berisha do të zhvillojë më 8 shtator një takim me komunitetin shqiptar në Dallas, Teksas, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Takimi është promovuar në rrjetet sociale të Berishës dhe do të zhvillohet në Lewisville, në zonën e Dallasit. Në aktivitet pritet të marrë pjesë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Takimi me shqiptarët në Teksas vjen në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA, pas një periudhe disa vjeçare. Gjatë aktivitetit në Dallas, Berisha dhe Mediu pritet të zhvillojnë një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në zonën e Teksasit. Aktiviteti është prezantuar nga organizatorët në kuadër të takimeve të Berishës me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top