Viti 2025/ Gratë shqiptare duan të dobësohen, burrat të lënë cigaren dhe alkoolin

Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri – Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshme lidhur me vitin 2025. Dy nga objektivat kanë qenë dobësimi-dieta dhe heqja dorë nga duhani-alkooli. Në këto dy objektiva duket se diferencat gjinore janë më të dukshmet krahasuar me treguesit e tjerë demografikë.

Të pyetur: “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Duhet të dobësohem/dietë?” 17.7% e qytetarëve janë përgjigjur se e kanë si objektiv ndërkohë 81.1% e qytetarëve përgjigjen se nuk e kanë si objektiv. Këtë objektiv e kanë më shumë gratë se burrat, 22.1% e grave tregojnë se e kanë si objektiv për vitin 2025, ndërkohë të njëjtin objektiv e kanë 13.9% e burrave.

Po ashtu, të pyetur nga Barometri – Euronews Albania: “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Heq dorë nga zakone të dëmshme cigare/alkool”? 15.2% e qytetarëve janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë 81% e tyre përgjigjen se nuk e kanë si objektiv. Këtë objektiv e kanë më shumë burrat se gratë; 19.6% e burrave tregojnë se e kanë si objektiv për vitin 2025, ndërkohë të njëjtin objektiv e kanë 10.1% e grave.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top