Në radhët e Real Madrid kishte pak nervozizëm deri pak para minutës së 60’ të ndeshjes së Champions kundër Juventus. Goli i Bellingham më pas e lehtësoi gjendjen shpirtërore të “merengues”, të cilët deri atëherë ishin përballur me murin e bardhezinjve, gjithmonë të rrezikshëm edhe në kundërsulme. Pas fishkëllimës përfundimtare, buzëqeshje dhe Kritika miqësore, si ai midis Vinicius dhe Valverde.
Vinicius dhe Valverde, përballje simpatike
Braziliani në veçanti priti përfundimin e ndeshjes për t’i thënë diçka mesfushorit uruguaian. Një video tregon atë që ndodhi në momentin e “pjesës së tretë”, kur lojtarët e Real dhe Juventus u përshëndetën miqësisht. Vinicius priti që shoku i skuadrës t’i kushtonte vëmendje dhe pastaj i bërtiti diçka. Fillimisht hapi krahët dhe më pas i tha Valverde: “Godit!!!” — një referim ndaj një episodi të ndodhur gjatë ndeshjes.
Lunin i del në krah Vinicius, Valverde e merr me buzëqeshje
Në thelb, sulmuesi donte që gjatë një aksioni të caktuar Valverde të gjuante në portë dhe të mos “ngurronte”, edhe pse për altruizëm. Tezën e Vinicius e mbështeti edhe shoku i tyre i skuadrës, Lunin. Portieri, në fakt, i bëri eko brazilianit duke pyetur pse nuk kishte “gjuajtur”. Uruguaiani, në fillim, dukej pothuajse i bezdisur, por më pas — mes buzëqeshjesh — u largua duke shpjeguar arsyen pse nuk e ndjeu të përfundonte aksionin, duke preferuar me gjasë zhvillimin e manovrës.
Vinicius and Lunin to Valverde after the end of the match: Why you didn’t Shoot !!!
— Real Madrid Info ³⁶ (@RMadridInfo) October 22, 2025
Valverde është padyshim një nga goditësit më të mirë nga distanca te Real dhe e konfirmoi këtë edhe kundër Juventus në një rast të veçantë. Një goditje e tij e jashtëzakonshme fluturimthi në zhvillimet e një këndoreje u devijua në mënyrë shpëtimtare nga Gatti. Pikërisht në dritën e këtij potenciali, Vinicius dhe Lunin prisnin më shumë rrezikshmëri nga mesfushori, i cili megjithatë bëri zgjedhje të tjera. Një skenë që ndodhi nën sytë e Vlahovic, i cili nuk humbi rastin të shkëmbente disa fjalë edhe ai me Vinicius, me të cilin më pas shkëmbyen fanellat.
 
				 
								 
															