Vinicius nuk përmbahet, shpërthen në lot: tronditet nga dëmtimi i rëndë i Militao

Real Madrid arriti një fitore të rëndësishme në kampionat, por me një çmim shumë të lartë: ekipi i teknikut Ancelotti doli i dëmtuar në lojtarë nga ndeshja kundër Osasuna, të cilën e fitoi 4-0. Tre lojtarë pësuan dëmtime, mes tyre Rodrygo, Lucas, por sidomos Militao, i cili doli nga fusha për shkak të një dëmtimi të ligamentit dhe meniskut. Për të, sezoni ka mbaruar dhe lajmi ishte një tronditje e madhe për shokët e tij të ekipit, mes tyre Vinicius Jr., i cili u pa nga kamerat me lot në sy përballë dhimbjeve të forta të shokut të skuadrës.

Dëmtimi i Militao dhe lotët e Vinicius
Real Madrid konfirmoi pas ndeshjes kundër Osasuna lajmin e trishtë të dëmtimit të Éder Militao, i cili u detyrua të largohej nga fusha pas një dëmtimi në gju. Mbrojtësi brazilian ra përtokë pas një përpjekjeje të dështuar për të goditur topin me kokë, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm në Santiago Bernabeu, ku mbizotëroi një heshtje absolute. Shkalla e rëndë e dëmtimit u bë e qartë për spektatorët, shokët e ekipit dhe kundërshtarët, ndërsa stafi mjekësor ndërhyri menjëherë. Kontrolli mjekësor pas ndeshjes konfirmoi frikën më të madhe: Militao ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar, për herë të dytë brenda pak më shumë se një viti.

Drama e Militao dhe lotët e Vinicius
Pas dëmtimit të mbrojtësit Militao, disa kamera filmuan spektatorët të shqetësuar, Ancelotti që nuk po e besonte në pankinë dhe disa lojtarë të Real të tronditur. Në veçanti, kamerat ekskluzive të ‘Movistar’ që po ndiqnin ndeshjen, kapën një moment që nuk u pa gjatë transmetimit të ndeshjes: Vinicius Junior, i prekur nga dëmtimi i shokut të ekipit dhe kombëtares, nuk arriti të përmbahej dhe shpërtheu në lot kur Militao u largua nga fusha me barelë.

Dëmtimet e Militao: hera e dytë për ligamentin në një vit
Eder Militao kishte qenë tashmë jashtë për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi të ngjashëm me të tanishmin, edhe pse kishte ndodhur në gjurin tjetër. Ky episod i pafat kishte ndodhur në javën e parë të La Liga 2023-24 në San Mamés, duke shënuar dëmtimin e parë të rëndë në karrierën e tij. Brazilini qëndroi jashtë fushe deri në javët e fundit të sezonit të kaluar, duke arritur të rikuperohej në kohë për t’u bashkuar vetëm për festimet e titullit të kampionit të Spanjës dhe Champions League.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top