Vila e përdorur në filmin e James Bond, në shitje për 75 milionë £

E projektuar nga arkitekti historik anglez, Lancelot Brown dhe e ndërtuar midis viteve 1688 dhe 1701, shtëpia e cila gjatë viteve ka pritur skena të shumta nga filmi kult i viteve 1960, “James Bond”, tani është në shitje për 75 milionë paund. Prona më e shtrenjtë jashtë Londrës u hodh në treg nga ish-manjati multi-milioner i kozmetikës, Mike Jatania. Siç raportohet nga “Rightmove”, portali më i madh në internet i pronave në Mbretërinë e Bashkuar, “rezidenca është restauruar plotësisht dhe, përveç blerjes së një prej pallateve mbretërore të pasurisë së kurorës, nuk ka asgjë të kësaj përmasash kaq afër Londrës qendrore”.

Në fakt, i vendosur vetëm 30 minuta nga qendra e Londrës, brenda fshatit Buckinghamshire, Denham Place (ky është emri i pronës), është në gjendje t’i ofrojë blerësit të saj të ardhshëm bukurinë e mbi 2600 metra katror hapësirë ​​të stolisur me afreske të çmuara, mermere dhe llambadarë, në gjysmë të rrugës midis stilit barok dhe stilit Haussmannian, në të cilin përfundimet origjinale gjejnë jetë të re falë orendive më bashkëkohore të dizajnit. Shtëpia ka gjithashtu 12 dhoma gjumi, 14 banja, 12 dhoma pritjeje, kuzhina private dhe hotelierike, si dhe një kopsht të madh.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top