Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon qytetin

Në kulmin e sezonit turistik, që prej mesditës së djeshme vijon të jetë e përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë. Sipas pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh është përhapur në të gjithë qytetin. Raportohet se flakët kanë vijuar për gjatë gjithë natës, megjithëse mjetet e bashkisë kanë qenë prezentë, ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Sot pritet që të mbërrijnë forca ushtarake për të ndërhyrë me mjetet e tyre për të bërë të mundur neutralizimin e zjarrit. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Dyshohet se zjarrvënie është e qëllimshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top