Vijon vala e dorëheqjeve në bashkinë Sarandë, largohen te gjithë drejtorët

Vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve në pushtetin vendor vazhdon pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama, që ka kërkuar rifreskime në stafet e bashkive në të gjithë vendin.

Së fundmi, bashkia që është prekur nga dorëheqjet është ajo e Sarandës.

Kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Sarandës.

Por, një ngërç po krijohet në Bashkinë e Konispolit, kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, dhe për këtë ka patur debat me Kryeministrin Rama.

Dule është shprehur se “drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë”. Nga ana tjetër, Kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”.

Një ditë më parë, pati dorëheqje dhe shkarkime të shumta të kryetarëve në njësitë administrative në Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Lushnje etj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top