Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në pyllin e Poliçanit

Vatra e zjarrit në pyllin e Poliçanit vijon të jetë aktive edhe ditën e sotme. Aktualisht flakët janë aktive vetëm në pjesën e pyllit, larg Uzinës së armëve dhe magazinave me lëndë plasëse. Reparti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit i Bashkisë Poliçan ka rinisur punën për shuarjen e flakëve që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një tjetër vatër zjarri në vend vijon të jetë aktive, ajo në Gjinoqarë të Bashkisë Patos. Sipas raportimeve, për shkak të terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse nga qyteti, si dhe Mallakastra, po operojnë për shuarjen e flakëve me aparatura shpine. Ndërkohë era e fortë dhe bimësia e dendur kanë favorizuar përhapjen e flakëve me shpejtësi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top