Vijon të jetë aktiv prej ditësh zjarri, flakët po i afrohen Parkut të Llogarasë

Prej 5 ditësh zjarri pranë Parkut të Llogarasë vijon të jetë aktiv. Flakët po përhapen ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve vështirësohet nga terreni. Afro 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët. Ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat.

Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogaranë, ku ndërkohë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top