Vijon numërimi për këshillat bashkiakë, socialistët marrin shumicën në Elbasan dhe Pustec

Pas mbylljes së numërimit në shumë prej bashkive, ku tashmë janë shpallur fitues kryebashkiakët e rinj, ka nisur puna për numërimin e votave për këshillin bashkiak. Ky proces ka filluar në bashkitë: Pukës, Fushë Arrëzit, Tiranë, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë, Durrës, Shijak, Fier, Lushnjë, Roskovec, Tepelenë, Vlorë, Libohovë, në Kolonjë.

Elbasani është një ndër bashkitë e para që ka përfunduar edhe numërimin për anëtarët e këshillit bashkiak. Sipas KQZ-së, në Elbasan rezulton se PS ka marrë 28 mandate, e ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 12 mandate dhe PD-ja e vulës me 7 mandate. Në Poliçan nga 15 mandate të mundshme, PS ka fituar 13. Ndërsa BF dhe PD marrin nga një mandat. Në Pustec 5 mandate i ka marrë PS, 4 mandate për BF, 1 PAA, 1PDS, 1 PSD dhe 3 mandate Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top