Një prodhues kryesor i verës është vrarë në Guanajuato, një shtet në Meksikën qendrore. Guanajuato është një vend ku lufta midis karteleve rivale të drogës është ndezur. Viktima, Ricardo Vega ishte pronar i verës Cuna de Tierra, në autostradën Dolores Hidalgo.
“Jam thellësisht i pikëlluar dhe dënoj fuqishëm vrasjen frikacake të Ricardo Vega-s”, tha përmes X-it Mauricio Trejo, kryetari i bashkisë së afërt të San Miguel de Allende, sipas të cilit në Guanajuato mbretëron pasiguria.
Sipas një raportimeve persona të armatosur vranë biznesmenin të shtunën, ndërsa ai ishte pas timonit të makinës së tij. Këshilli i Prodhuesve Meksikanë të Verës, organi kolektiv i sektorit, shprehu trishtimin e tij për vdekjen e Ricardo Vega, të cilët e cilësuan viktimën një udhëheqës vizionar dhe mbrojtës i palodhur i verës meksikane.
Në Meksikë, më shumë se 450,000 vrasje janë regjistruar që nga dhjetori 2006, që kur filloi lufta kundër drogës, me përfshirjen e forcave të armatosura. Guanajuato, një qendër industriale e lulëzuar pranë destinacioneve turistike të njohura si San Miguel de Allende, është shteti meksikan me më shumë vrasje se çdo shtet tjetër në vitin 2023 (3746, ose më shumë se 12% e totalit kombëtar).
Në këtë shtet, Karteli i Gjeneratës së Re të Jaliscos, një nga bandat më të fuqishme në Meksikë, është përfshirë në një luftë të pamëshirshme për kontrollin e territorit me organizatën kriminale vendase Santa Rosa de Lima. Të enjten, autoritetet njoftuan se kishin gjetur të paktën pesë trupa njerëzish të copëtuar brenda një automjeti të braktisur.