Vijon e bllokuar rruga në fshatin Obot të Shkodrës

Në fshatin Obot të Shkodrës, vazhdon të jetë e bllokuar rruga për mjetet e ulëta. Niveli i ujit ka arritur 40cm mbi rrugë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan. Më tej në Dajç janë përmbytur 20 Ha, kryesisht në Pentar ndërsa në Velipojë mësohet se janë përmbytur rreth 101 Ha.

Ndërkohë nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.10 m, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 7.50 m. Mësohet se sipërfaqe totale e përmbytur janë 221 Ha. Fatmirësisht nuk ka asnjë banesë të përmbytur apo me prezencë uji në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top