Vijon bojkoti/ Shtyhet gjyqi për Veliajn dhe të tjerët

Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë sërish. Shkak i shtyerjes së së seancës është bërë bojkoti i avokatëve, të cilët nuk janë dakord me rregulloren e GJKKO-së.

Si pasojë e bojkotit, Gjykata e Posaçme i ka gjobitur avokatët me nga 100 mijë lekë të reja. Sa i përket seancës së Veliajt, ajo është shtyrë për në datën 27 tetor, si dhe i janë pezulluar sërish afatet e paraburgimit.

Po ashtu, GJKKO ka thënë se në senacën e radhës më 27 tetor, do të thërrasë avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë, për të përfaqësuar të pandehurit.

Prej 7 shtatorit, avokatët kanë bojkotuar proceset në Gjykatën e Posaçme, duke kundërshtuar rregulloren e re që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e celularëve në sallat e gjykimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top