Vijojnë sulmet në Detin e Kuq, SHBA: Shkatërruam dy raketa të rebelëve Houthi

Forcat amerikane shkatërruan dy raketa anti-anije të rebelëve Houthi që ishin drejtuar në Detin e Kuq dhe ishin gati për lëshim. Kështu shkroi në platformën ‘X’ Komanda Qendrore e SHBA-së.

Forcat amerikane identifikuan raketat në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe përcaktuan se ato përbënin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon. Ato më pas goditën dhe shkatërruan raketat në vetëmbrojtje. Sipas Centcom, ky veprim do të mbrojë lirinë të lundrimit dhe t’i bëjë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për anijet marinës amerikane.

Më parë, SHBA dhe Britania njoftuan se kishin kryer një bastisje të re në Jemen, duke goditur tetë objektiva Houthi, duke përfshirë një depo nëntokësore. Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Pentagoni, e cituar nga BBC, konfirmoi “një raund të mëtejshëm sulmesh proporcionale dhe të nevojshme” kundër Houthis.

“Qëllimi ynë mbetet të lehtësojmë tensionet dhe të rivendosim stabilitetin në Detin e Kuq, por ne përsërisim paralajmërimin tonë për udhëheqjen Houthi: ne nuk do të hezitojmë të mbrojmë jetët dhe rrjedhën e lirë të tregtisë në një nga vendet më të rëndësishme në botë”, shkruhej në deklaratë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top