Vihet në pranga Albert Sylaj në Deçan, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj, është arrestuar në Deçan, dy ditë pas ngjarjes. Policia e Kosovës njoftoi se arrestimi u krye rreth orës 23:40, pas operacionit për lokalizimin dhe kapjen e tij.

“Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, bëri të ditur policia.

Sylaj dyshohet se qëlloi për vdekje kunatën e tij, Arlinda Zekaj. Sipas raportimeve, mes tyre kishte prej kohësh konflikte familjare, ndërsa 49-vjeçarja kishte kërkuar më herët ndihmë pranë institucioneve përkatëse.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top