Norvegjia i dha lamtumirën Botërorit 2026 me humbjen 2-1 ndaj Anglisë në çerekfinale, por në fund të ndeshjes polemikat morën epërsinë. Në qendër të protestave të norvegjezëve është goli i barazimit 1-1 i shënuar nga Jude Bellingham, i cili sipas skuadrës skandinave duhej të ishte anuluar për shkak të një kontakti të pretenduar të topit me një nga kabllot e Spidercam-it të varur mbi fushë.
Sipas rregullores, nëse topi prek një element të jashtëm, si kablloja e kamerës, loja duhet të ndërpritet dhe të rifillojë me top të hedhur nga arbitri. Për këtë arsye lojtarët e Norvegjisë e kundërshtuan me vendosmëri golin anglez.
New angle from the side showing the ball's trajectory during the England vs. Norway match.
Does it hit the wire? It looks suspicious if you watch closely. pic.twitter.com/smjEyWUOFR
— Alexander Sjöstedt (@SeastedtInc) July 12, 2026
“Është absurde që një gol i tillë të pranohet”, deklaroi mesfushori i Fulham, Sander Berge: “Ndeshja përfundoi 2-1 dhe mjafton shumë pak për të ndryshuar fatin e një takimi të këtij niveli”.
Norvegjia e ndalur nga shtyllat dhe VAR, super Bellignham dërgon Anglinë në gjysmëfinale
12 Korrik, 02:02
Edhe kapiteni Martin Ødegaard shprehu dyshime për arbitrimin, megjithëse pranoi se nuk e kishte parë drejtpërdrejt episodin: “Sot disa vendime nuk na favorizuan. Në ndeshje kaq të ekuilibruara, janë detajet që mund të bëjnë diferencën”, komentoi ai.
Menjëherë pas golit, disa lojtarë norvegjezë rrethuan arbitrin francez Clément Turpin për të kërkuar shpjegime, ndërsa trajneri Ståle Solbakken e trajtoi çështjen edhe gjatë pushimit: ai tregoi se arbitri i kishte shpjeguar se nuk kishte parë personalisht ndonjë kontakt të topit me kabllon dhe se nuk kishte marrë asnjë sinjalizim nga përgjegjësit e teknologjisë. Megjithatë, Solbakken e përsëriti edhe pas ndeshjes përshtypjen se topi kishte ndryshuar papritur trajektore, duke theksuar se disa lojtarë dhe vetë portieri kishin pasur të njëjtën ndjesi.
Një video përgënjeshtron FIFA-n për golin e Bellingham: rindërtimi 3D i BBC-së
Megjithatë, FIFA përjashtoi çdo parregullsi: përmes një komunikate zyrtare shpjegoi se sensori brenda topit nuk kishte regjistruar asnjë sinjal të përputhshëm me një kontakt me kabllon e Spidercam-it. Në mungesë të provave teknologjike, nuk kishte elemente për anulimin e golit. Megjithatë, disa video të publikuara në orët pas ndeshjes e kundërshtojnë qëndrimin e FIFA-s lidhur me golin e Bellingham dhe çështjen që ka ndezur debat që nga vërshëllima e fundit.
Take a look at this clip from BBC's 3D replay of the game and the goal kick just before England's goal. I don't know where the data comes for this, but this clearly shows a bump in the otherwise smooth trajectory of the ball right where the spidercam would be. #worldcup #engnor… pic.twitter.com/rCsbVQZeyf
— Miika Arponen (@MiikaArponen) July 12, 2026
Në një moment trajektorja e topit ndryshon dhe përfiton Anderson, i cili e kontrollon lehtësisht përpara se t’ia japë Gordonit në thellësi; më pas aksioni mbyllet me supergolin e Bellingham. Duke e parë videon nga një kënd tjetër dhe me rindërtimin 3D të BBC-së, duket qartë një ndryshim në trajektore pikërisht aty ku ndodhet Spidercam mes zonës së mesfushës dhe të treçerekut.
Pamjet televizive nuk dhanë një përgjigje përfundimtare për episodin, por mbetet edhe një pikëpyetje tjetër: sistemi teknologjik mund të mos ketë qenë në gjendje të dallonte kontaktin në atë lartësi, pasi është i kalibruar për të identifikuar lloje të caktuara përplasjesh dhe jo domosdoshmërisht ngjarje që ndodhin në kuota të ndryshme (antenat janë të vendosura në lartësinë e fushës). Për këtë arsye mbeten dyshime mbi besueshmërinë reale të sensorit në situata të ngjashme.
Nëse topi do ta kishte prekur vërtet kabllon e Spidercam-it, siç u përmend më sipër, arbitri do të duhej ta ndërpriste lojën dhe të anulonte gjithçka që ndodhi më pas, përfshirë golin: loja do të rifillonte me top të hedhur nga arbitri në pikën e kontaktit, pasi bëhej fjalë për një ndërhyrje të jashtme. Megjithatë, fakti mbetet se, në mungesë të një konfirmimi teknologjik të kontaktit, arbitri nuk kishte bazë rregulloreje për të ndërhyrë. Ky episod tregon se sa shumë, në ndeshjet e nivelit më të lartë, edhe një detaj i vetëm mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar.
