Video/ Zuliani shpërthen kundër prokurorit Chinè: “42 minuta për të dënuar Juven, për Mourinho morën kohë”

Sulm shumë i ashpër nga Claudio Zuliani ndaj prokurorit federal Giuseppe Chinè. Sulmi është kundër atij që më 20 janarin e kaluar kishte kërkuar nëntë pikë dënimi kundër Juventus. Kërkesë që më vonë u bë 15 në vendimin final. Në këtë kuptim ka mbërritur edhe sulmi i egër i gazetarit dhe tifozit të njohur të Juventus.

Sot Zuliani foli në kanalin e tij në Youtube dhe përdori fjalë të forta kundër prokurorit federal Chinè: “Lëvizja brenda prokurorisë federale është e qartë. Le të shpresojmë që Kolegji i Garancisë së Sportit të veprojë ndryshe”. Më pas, ai rriti dozat për vendimmarrësin: “I hoqi 15 pikë Juves në 42 minuta, sepse drejtësia sportive duhet të jetë e shpejtë. Por me Jose Mourinho trajtimi ishte ndryshe”.

Gjatë fjalës së tij, gazetari ndërhyri për pezullimin e skualifikimit të teknikut të Romës Mourinho. Kjo do ta lejojë Special One të jetë në pankinë ndaj Juves: “Nuk e kemi parë kurrë një gjë të tillë, por pse u mor ky vendim? Sepse Chinè argumenton se nuk është e drejtë që të bëhet një skualifikim përpara se të sqarohen faktet. Në dënimin ndaj Juventus ai ishte shumë i shpejtë. Por tani befas Drejtësia nuk duhet të jetë më e nxituar”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top