Gjithçka sillet gjithmonë rreth Juventus-Inter. Afërsisht një muaj larg përplasjes direkte që mund të orientojë kampionatin, Andrea Cambiaso tashmë po ndez sfidën në rrjetet sociale. Argjentinasi ka nisur një shigjetim për zikaltrit në një video të publikuar në Instagram nga klubi bardhezi.
Ish-lojtari i Genoa dhe Bremer morën pjesë në një iniciativë promovuese nga EA Sports në të cilën atyre iu kërkua të zgjidhnin 11-shen e tyre më të mirë nga sezoni i kaluar dhe anësori përfundoi mesfushën e tij me tre lojtarë të përbërë nga Chiesa (“përndryshe nuk ma pason topin”) dhe Bellingham (“sigurisht”) me Rodri të Manchester City: “Për golin në finalen e Champions League”, shtoi ai, duke ndezur një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale…
11 më të mirët e Bremer: Alisson; Bremer, Van Dijk, Theo Hernandez, Alexander-Arnold; Rodri, Rabiot, De Bruyne; Cristiano Ronaldo, Haaland, Vinicius Jr.
11 më të mirët e Cambiaso: Szczesny; Kim, Van Dijk, Theo Hernandez, Alexander-Arnold; Bellingham, Chiesa, Rodri; Mbappé, Vinicius, Messi.