Video/ Ze Gomes gabon penalltinë, pastaj shpëton Bordin: Laçi, pikë edhe me Elbasanin

Laçi rrëmben pikë për të pestën ndeshje radhazi, që kur Francesco Moriero është ulur në pankinën bardhezi. Përfundon 1-1 sfida me Elbasanin, për javën e 13 të Superiores, e luajtur me dëshirën për sukses nga të dy ekipet. Në fund një pikë për secilën me kurbinasit që pas golit të shënuar nga Mjaki, lejuan rikthimin e verdhebluvë që më parë humbën një penallti me Ze Gomes, përpara se të kapnin rezultatin po me sulmuesin portugez.

Moriero në kërkim të pikëve shpëtim pavarësisht ecurisë shumë pozitive të javëve të fundit, pa ndeshjen të bëhej e lehtë që në fillim. Mjaki shënoi golin e avantazhit në minutën e 4′ të takimit me një diagonale preçize në fund të një kundërsulmi brilant. Festa e tij nën sektorin e tifozëve miq pastaj prodhoi momente tensioni. Sidoqoftë, Laçi nga goli duket se u vetëndje dhe lejoi shumë inisiativë te verdheblutë.

ZE GOMES, NGA “DJALL” NË “ENGJËLL”
Ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër në minutën e 18′ kur në favor të Elbasanit u akordua një penallti me VAR për një prekje me dorë brenda zonës. Ze Gomesh gaboi përballë Dajsinanit, që gjeti krahun dhe shpëtoi rezultatin, për momentin. Në fakt, edhe pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, me skuadrën e Bordin që gjithësesi arriti të barazojë. Në minutën e 59′ Ze Gomesh shpagoi gabimin e pjesës së parë dhe brenda zonës e dërgoi topin në rrjetës, duke “shtangur” kurbinasit.

Askush nga ekipet nuk arriti të superonte kundërshtarin në minutat e mbetura, pavarësisht se u impenjuan për të kërkuar golin e fitores. Kështu dy trajnerët italianë, Bordin dhe Moriero, ndajnë nga një pikë në atë që rezultoi sfidë me mjaft ritëm e bukuri, pavaraësisht disa momenteve të tensionit. Pas 13 javëve kampionat, Laçi është ngjitur në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Elbasani është më komod me 17 pikë, por rrezikon të humbasë kontaktin me katërshen.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top