Video/ Ze Gomes gabim i bujshëm në shtesë: Martini me të kuq, Teuta ndal Elbasanin

Në një ndeshje me shumë raste, por edhe gabime në përfundim, Teuta dhe Elbasani nuk arritën të triumfojnë ndaj njëri-tjetrit në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra e Durrësit tregoi një reagim pas humbjes së rëndë ndaj Bylis, ndërsa Elbasani vazhdon serinë e barazimeve, duke shënuar të shtatin në 11 javë. Në shtesë peshon rasti i humbur nga Ze Gomes, që mund t’i kishte dhënë fitoren verdhebluve.

Përpjekjet e Teutës për të shlyer disfatën e fundit nuk ishin të mjaftueshme, pasi mungesa e një goleadori bëri që skuadra të dështonte para portës. Në minutën e 15-të, Nasr pati një shans të artë për të mposhtur Abalorën, por dështoi ta shfrytëzojë. Teuta vijoi të këmbëngulte pas një gjysmë ore lojë me sërish Nasr në qendër të sulmeve, por goli mbeti i pakapshëm. Elbasani, nga ana tjetër, rrezikoi papritur dhe pati mundësinë të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes në minutën e 34-të, kur Gjoni dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi nga Ze Gomes. Por VAR-i ndërhyri, duke sinjalizuar një pozicion jashtë loje.

MARTINI NGA TRIBUNA
Trajneri Martini, i pakënaqur me ritmin e skuadrës së tij, u përjashtua nga pankina dhe përfundoi duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna.
Në fundin e pjesës së parë, të dy skuadrat krijuan disa raste, por as Melo nga Elbasani dhe as Nasr nga Teuta nuk arritën të shënojnë, me Abalorën që bëri një pritje të shkëlqyer për të ndaluar Nasr. Elbasani humbi Lulajn për shkak të dëmtimit dhe në vend të tij u fut Lila, ndërkohë që ndeshja filloi të humbte intensitet. Lloci, në minutën e 60-të, dhe Hasani, në të 71-tën, u përpoqën të ndryshonin rezultatin, por pa sukses.

Ndërsa barazimi dukej gjithnjë e më i pashmangshëm, Elbasani kishte një shans të artë për të fituar në minutën e 92-të, kur Ze Gomes iu afrua golit, por ndërhyrja e shpejtë e Jazxhi bëri që ndeshja të mbyllej me shifrat 0-0. Me këtë barazim, Elbasani ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa Teuta mbetet një pikë pas tij.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top