Lazio mposhti Romën 1-0 në derbin e kryeqytetit në Serie A, duke u shkëputur +5 nga verdhekuqtë në garën për një vend në Champions League. Në një atmosferë beteje sportive në Olimpico, zhvillimi i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 32′, kur Roma mbeti me 10. Përjashtimi i Ibanez për dy kartonë të verdhë e vuri në krizë Mourinhon. Në epërsi numerike, Lazio theksoi dominimin e zotërimit të topit. Sarri kërkonte me durim të shponte murin verdhekuq. Aksioni fitues erdhi në minutën e 65′ me filtrin e Luis Alberto, të prekur nga Felipe Anderson për Zaccagni. I akullt bardhekaltri për të mposhtur Rui Patricion në shtyllën e dytë.
Lazio fitoi derbin kryeqytetas duke mposhtur Romën 1-0 falë golit të Zaccagni në minutën e 65′. Një e djathtë për biliardo në kënd të ngushtë, që nuk i la asnjë shans Rui Patricios. Për sulmuesin është goli i nëntë i sezonit. Roma u përgjigj dy minuta më vonë me një goditje dënimi të Pellegrini, që shkaktoi një kaos në zonë para se Casale ta devijonte pa dashje pas shpinës së Provedel. SArri këtë herë u shpëtua nga VAR, që e anuloi për shkak të një pozicioni jashtë loje të Smalling. Mourinho nervoz për golin e anuluar, por me 10 lojtarë nga minuta e 31′, Roma nuk mund të bënte më shumë.
Italy Serie A
Sampdoria 3-1 Verona
Fiorentina 1-0 Lecce
Torino 0-4 Napoli
Lazio 1-0 Roma