Video/ Zabërgja fantastik, Dinamo e Dajës merr kreun për 24 orë: Laçi mbetet i fundit

Dinamo merr kryesimin pas një tjetër rezultati pozitiv nën drejtimin e teknikut Ilir Daja. Dinamo dhe Laçi u përballën sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores, në stadiumin “Elbasan Arena”. Takimi përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kryeqytetasve, që falë kësaj fitoreje ngjiten përkohësisht në krye të renditjes. Golat për ‘nëndetësen’ u shënuan nga Itodo Mandela në minutën e 22′ dhe Baton Zabërgja në minutën e 55′. Ndërsa për Laçin, golin e vetëm e shënoi Kurti në minutën e 95′.

Dinamo e dominoi lojën gjatë gjithë ndeshjes, duke kërkuar që në fillim të takimit golin. Itodo Mandela zhbllokoi sfidën, duke e bërë më të lehtë për blutë, që mund të dilnin në stilin e tyre të preferuar të lojës: kundërsulmin. Pas kësaj, Dinamo arriti të mbrojë mirë portën dhe të dyfishonte rezultatin në minutën e 55′, falë një kundërsulmi të shpejtë nga Zabërgja. Spektakolar kosovari në inkursionin e tij dhe goditjen që la pa shanse Dajsinanin. Goli i kapitullimit erdhi pikërisht kur Laçi po shtynte përpara në kërkim të barazimit.

Edhe pse bardhezinjtë provuan të shënonin në disa raste, ata arritën ta gjejnë golin vetëm në shtesën e ndeshjes, konkretisht në minutën e 97′. Shumë vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e parë të renditjes me 14 pikë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë pas 8 javësh kampionat.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top