Video/ “Vriti, vriti serbët”: Serbia kërcënon braktisjen e EURO 2024, për koret e shqiptarëve e kroatëve

Serbia kërcënon se do të largohet nga kampionati Europian. Arsyeja ka të bëjë me atë që ndodhi në tribunat e stadiumit të Hamburgut, në Kroaci-Shqipëri, ndeshjen e dytë të Grupit B. Disa tifozë të dy kombëtareve kanë brohoritur kundër popullatës serbe. “Vriti, vriti serbët”, jehoi mesazhi dje në stadiumin e Hamburgut. Një sjellje e cilësuar skandaloze dhe e papranueshme nga presidenti federal Jovan Surbatovic, i cili iu drejtua UEFA-s dhe kërkoi masa zyrtare. Përndryshe, Serbia, e impenjuar në fushë sot kundër Sllovakisë, është e gatshme të braktisë EURO 2024.

KORI I SHQIPTARËVE E KROATËVE KUNDËR SERBËVE
Ngjarjet kanë ndodhur pasditen e djeshme në ndeshjen e cila përfundoi në barazim (2-2), mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Siç raporton La Repubblica, edhe para fillimit të ndeshjes, disa tifozë të dy skuadrave filluan të thërrisnin: “Serbi, Serbi ik q*u”. Pastaj situata u rëndua, në një kuptim negativ, gjatë takimit. “Ubi, ubi Srbina”, ose “Vriti, vriti serbët”, refreni i kënduar nën ritmin e daulleve nga kroatët dhe shqiptarët. Konkretisht, siç dëshmohet nga disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale, episodi në fjalë ka ndodhur në minutën e 59′.

SURBATOVIC: “KËRKOJMË SANKSIONE NGA UEFA”
Tani Federata Serbe e Futbollit do të paraqesë një kërkesë në UEFA për të vendosur sanksione ndaj Kroacisë dhe Shqipërisë. Përndryshe, kombëtarja e Milinkovic-Savic dhe Vlahovic, madje, ka bërë të ditur se janë të gatshëm të tërhiqen nga kampionati evropian, siç pranoi presidenti federal Surbatovic: “Ajo që ndodhi është skandaloze dhe ne do të kërkojmë sanksione nga UEFA, edhe me çmimin e mos vazhdimit të garës. Nuk duam të marrim pjesë në të gjithë këtë dhe nëse UEFA nuk dënon sjellje të tilla, ne do të mendojmë se si të vazhdojmë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top