VIDEO/ Vllaznia rikthehet te fitorja, mposht Flamurtarin 3-2

Pas një serie prej 6 ndeshjesh pa fitore në kampionat, Vllaznia i kthehet suksesit në Superiore, duke mundur Flamurtarin 3-2 në “Loro Boriçi”. Ky rezultat ndihmon kuqeblutë të rikthehen gradualisht në renditje dhe t’i japë fund një periudhe të vështirë.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, me dy gola të shpejtë të Balajt, që dukeshin se po vendosnin takimin në kontrollin e Vllaznisë. Megjithatë, para pushimit të pjesës së parë, Flamurtari shkurtoi diferencën dhe i afrohet barazimit, duke e mbajtur sfidën të hapur. Pak sekonda pas rifillimit, Jago shënoi golin e tretë për Vllazninë, duke sjellë një frymë qetësie. Por Flamurtari nuk u dorëzua dhe gjeti sërish rrugën për gol, duke e mbajtur tensionin deri në minutat e fundit.

Megjithëse të dyja skuadrat krijuan raste, rezultati nuk ndryshoi më, dhe ndeshja përfundoi 3-2 në favor të shkodranëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top