Video/ Verdiktet e fundit të Premier League: pasarelë nderi në humbjen e City, shpëton në fund Everton

Verdiktet e fundit të javën së 38 të Premier League. Megjithë fitoren 4-1 ndaj Leeds (që ra nga kategoria), Tottenham nuk arriti të kualifikohet në kupat e Europës. Hapësira e fundit, ajo e Conference League, është pronë e Aston Villa, që përmbysi 2-1 Brighton. Shpëton në fund Everton, që mundi Bournemouth dhe la pas Leicester. Foxes zbresin tashmë në Championship. United dhe Arsenal fituan zhurmshëm, City merr pasarelën e nderit, në humbjen me me Brentford. Mbyllet 1-1 mes Chelsea e Newcastle.

Me Manchester City kampionë të Anglisë, në Champions League, shkon gjithashtu Arsenal, Manchester United dhe Newcastle. Magpies kurorëzojnë kështu me sukses vitin e parë nën administrimin e pronarëve të rinj. Asgjë për të bërë për Liverpool, që me 67 pikë mund të kënaqet me Europa League. Bashkë me Reds aty do të jetë edhe Brighton. Në Conference League shkon Aston Villa.

Në Championship zbresin Leeds, Leicester e Southampton, që nuk i bëri punë 4-4 spektakolar me Liverpool në javën e fundit. Saints e kishin të qartë fatin e tyre prej kohësh. E kundërta ndodhi me Leeds e Foxes që shpresuan deri në fund.

Premier League England

Arsenal 5-0 Wolverhampton Wanderers
Aston Villa 2-1 Brighton & Hove Albion
Brentford 1-0 Manchester City
Chelsea 1-1 Newcastle United
Crystal Palace 1-1 Nottingham Forest
Everton 1-0 AFC Bournemouth
Leeds United 1-4 Tottenham Hotspur
Leicester City 2-1 West Ham United
Manchester United 2-1 Fulham
Southampton 4-4 Liverpool

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top