Video/ Uzuni e nis vitin 2024 me gol: beratasi udhëheq Granada në sfidën mbijetesë me Cadiz

Myrto Uzuni bën liderin te Granada dhe e udhëheq skuadrën e tij drejt një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën. Beratasi e nis vitin 2024 me gol, duke ndihmuar të tijtë të mposhtin 2-0 Cadiz. Uzuni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22′, kur shfrytëzoi spondin e Boye. Për Cadiz gjërat u bënë edhe më keq në minutën e 54′, kur Sobrino u ndëshkua me karton të kuq. Më pas, Zaragoza Martinez (70′) dyfishoi shifrat duke mbyllu ndeshjen.

Një performancë e mirë e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, që me këtë gol lë pas një moment delikat. Uzuni shfrytëzoi spondin e Boye në zhvillimet e një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 22′. Goli u konfirmua edhe nga VAR, pasi Boye u mendua në pozicion jashtë loje, në nisje të aksionit. Uzuni tentoi të shënonte dygolëshin personal në minutën e 29′, por goditja nga distanca e tij u grushtua nga Ledesma.

 

 

 

 

Cadiz tentoi të qendronte në lojë, por ndeshja mori kthesën përfundimtare në minutën e 54′. Sobrino u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë miqtë me 10 lojtarë. E thjeshtë për Granada që të ushtronte presion dhe të mbyllte ndeshjen. Zaragoza Martinez, lojtari i ardhshëm i Bayern Munich, shënoi golin e dytë, duke siguruar rezultatin.

Granada ngjitet në kuotën e 11 pikëve, duke mbetur në zonën e rënies nga kategoria, por duke ngushtuar diferencën me zonën e shpëtimit ku është pikërisht Cadiz, tani vetëm 4 pikë larg.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top