Video/ Uzuni dorëzohet përpara Atletico: Morata i jep fitoren Simeones, Granda proteston për një penallti

Java e 21 e La Liga mbyllet me fitoren e Atletico Madrid, që mposhti 1-0 Granadën në ndeshjen e së hënës. Colchoneros dominuan ndeshjen për fraksione të tëra dhe e thyen bllokimin në minutën e 54′. Alvaro Morata nuk gaboi në krosimin e Griezmann, duke shënuar golin e 13 në kampionat. Simeone rimerr kështu vendin e katërt së bashku me Athletic Bilbao, por ndizen polemikat. Granada, që ishte pranë golit në minutën e 96′, protestuan për një prekje me dorë të Gimenez në zonë.

67 MINUTAT E UZUNIT

Në Nuevo de los Carmenes ndeshja përjetoi një fazë fillestare në ekuilibër, që u prish nga mundësitë e para për Atleticon. Batalla bëri një pritje të shkëlqyer ndaj Moratas, i cili më pas shpërdoroi disa raste. Uzuni luajti për 67 minuta pa mundur ti bëjë keq Simeone, që në pjesën e dytë largoi Riquelme dhe Llorente për Samuel Lino dhe De Paul. Anësori brazilian sfidoi menjëherë Batalla, që nuk mund të bënte asgjë në minutën e 54′. Morata, në krosimin e Griezmann, shënon 1-0. Sulmuesi është tashmë një gol larg golashënuesve më të mirë Bellingham (Real) dhe Dovbyk (Girona), të cilët kryesojnë me 14 gola.

 

Saul pa t’i anulohet goli i dytë, ndërsa Griezmann goditi shtyllën, por fundi është i gjithi për Granada. Rojiblancos protestuan për shkak të një prekje me dorë të Gimenez në zonë, që nuk u gjykua e tillë nga arbitri. Pastaj patën një mundësi të bujshme për të barazuar në minutën e 96′, ku shpëtimi në linjë i Hermoso ishte vendimtar. Atletico nuk kishte fituar jashtë shtëpisë (në La Liga) që nga 21 tetori, me katër humbje radhazi. Colchoneros ngrihen kështu në 41 pikë, duke iu bashkuar Athletic Bilbaos në vendin e katërt. Humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Granadën, ende e parafundit me 11 pikë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top