Në javën e gjashtë të Premier League vjen një tjetër humbje për Manchester United, i mundur 3-0 në Old Trafford nga Tottenham. Johnson hapi rezultatin në minutën e 3’, pastaj me përjashtimit direkt të Bruno Fernandes (në minutën e 43’ për faull ndaj Maddison) Spurs shpërthyen në pjesën e dytë me golat e Kulusevski (47′) dhe Solanke (77′). Aston Villa, nga ana tjetër, ngadalësoi ritmin dhe nuk shkoi përtej barazimit 2-2 në fushën e Ipswch Town: golat dhe asisti i Watkins nuk mjaftuan.
MANCHESTER UNITED-TOTTENHAM 0-3
Një tjetër shembje për Manchester United, i mundur 3-0 nga Tottenham në Old Trafford. Londinezët goditën menjëherë, me van de Ven që nisi i vetëm nga mbrojtja, duke arritur në fund e shërbyer për prekjen e lehtë të Johnson, që firmosi 1-0 në minutën e 3’. Sulmuesi i Spurs ishte afër dyfishimit të avantazhit pak minuta më vonë, por goditja e tij u stampua në shtyllë. Skuadra e Ten Hag u mundua të reagojë: Vicario ishte super për të ndaluar Zirkzee, më pas Garnacho nga një pozicion i shkëlqyer barazoi vetëm shtyllat. Pak çaste para pushimit loja ndryshon sërish, me çmendurinë e Bruno Fernandes që ngriti këmbën në kofshën e Maddison dhe fitoi përjashtimin direkt.
Lexo më tej: Video/ Lazio shemb Kievin me tre gola: United nuk mund dot as Twente në mbrëmjen e Europa League
Me t’u kthyer në fushë pas pushimit, Spurs filluan të përfitonin nga epërsia e tyre numerike, duke dyfishuar menjëherë epërsinë në minutën e 47’: Johnson galopoi djathtas, duke shërbyer në qendër për ish-lojtarin e Juventus, Kulusevski, që i bëri shifrat 0-2. Në më pak se një çerek ore për të mbetur, skuadra e Postecoglou shkroi epilogun e ndeshjes, me Solanke që fiksoi rezultatin 3-0 në minutën e 77’. Tottenham ngjitet në 10 pikë në renditje, përpara United, që ka ngecur në 7.