Pas Ajax, Servette dhe Dinamo Zagreb, përcaktohen edhe katër skuadrat e tjera që shkojnë në 1/8 e Conference League. Në ndeshjet e playoff del befasisht nga gara Eintracht Frankfurt i mundur në shtëpi nga Union St.Gilloise. Duket se e vuan largimin e Ernest Muçit Legia e Varshavës e shkatërruar në Poloni 0-3 nga Molde. Asnjë problem për Sturm, shumë i fortë në 4-1 e ndeshjes së parë dhe fitues 1-0 edhe në Bratislavë kundër Slovan. Fiton edhe ndeshjen e dytë, po 1-0 Olympicos, që këtë herë pushtoi shtëpinë e Ferencvaros.
EINTRACHT FRANKFURT 1-2 UNION ST.GILLOISE (3-4)
Pas 2-2 në ndeshjen e parë, Eintracht Frankfurt eliminohet befasisht i mundur në shtëpi nga Union St.Gilloise. Gjermanët ishin favoritë për të shkuar në 1/8 e Conference League, por u dënuan në fillimin e pjesës së dytë nga Puertas Castro. Goditje që peshoi shumë dhe lejoi Union të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 80′ me Eckert Ayensa. Goli i Ebimbe tre minuta nga fundi, falë asistit të Chaibi nuk shërbeu shumë, me Eintracht që doli jashtë me rezultatin e përgjithshëm 3-4.
FERENCVAROS 0-1 OLYMPIACOS (0-2)
Ferencvaros nuk mund të ëbnte asgjë në shtëpi, i dorëzuar pas penalltisë në fundin e pjesës së parë nga El Kaabi. Kualifikohet në 1/8 e Conference League Olympiacos që kishte fituar edhe në Greqi po 1-0. Kështu, pa shqetësime të mëdha, ndonëse duke vuajtur në disa momente, Olympiacos vazhdon rrugëtimin e tij dhe pret shortin për 1/8 e turneut.
LEGIA WARSZAWA 0-3 MOLDE (2-6)
Legia e Varshavës kishte ndërtuar shpresa të mëdha për kualifikimin në 1/8 e Conference League i mundur ngushtësisht 3-2 në ndeshjen e parë. Në Poloni, kundër Molde shkoi shumë keq. Legia u shthur krejtësisht pas një starti blitz të norvegjezëve me golin e Gulbrandsen në minutën e 2′. Hestad dyfishoi shifrat në minutën e 20, duke e bërë të pamundur për skuadrën e Jurgen Celhakës të ndryshonte rrjedhën e lojës. Gulbrandsen mbylli llogarinë në minutën e 67′, duke i dhënë Molde kualifikimin me një agregat 2-6, që nuk lë vend për justifikime.
SLOVAN BRATISLAVA 0-1 STURM GRAZ (1-5)
Sturm Graz e kishte siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë në shtëpi, kur mposhti 4-1 Slovan. Në Bratislavë megjithatë skuadra nga Graz mori një fitore prestigji, duke thyer Slovan 1-0 me golin e Biereth në minutën e 52′. Në fund, vendasve i doli me karton të kuq edhe Blackman (92′) por pa pasoja në ndeshje.
Conference League Knockout Round Play-offs
Eintracht Frankfurt 1-2 Union St.Gilloise (3-4)
Ferencvaros 0-1 Olympiacos (0-2)
Legia Warszawa 0-3 Molde (2-6)
Slovan Bratislava 0-1 Sturm Graz (1-5)