Presidenti Donald Trump zgjedh të tallet sërish me homologun e tij francez Emanuel Makron, në sfondin e marrëdhënieve të tensionuara SHBA-Europë mbi luftën në Iran.
Trump tha se kishte folur në telefon me Makron, i cili “trajtohet shumë keq nga gruaja e tij, dhe se po rikuperohej akoma nga ajo ‘e djathtë’ që mori në nofull”, duke iu referuar kështu incidentit të filmuar nga kamerat të një viti më parë në Vietnam.
Trump vazhdoi duke thënë se Makron do që angazhohet në Ngushticën e Hormuzit pasi të mbarojë lufta, gjë për të cilën Presidenti amerikan u shpreh se s’kishte fare nevojë.